Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Ambasada ka shkruar në Facebook se kjo është dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Përzemërsisht, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin”, thuhet në njoftim.