UBT News

​Gjermanët ulën ndjeshëm konsumin e gazit

Konsumi i gazit në familjet dhe industrinë gjermane mbeti nën mesataren javën e kaluar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të konsumit javor të publikuara nga Rregullatori federal i rrjetit.

Familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shpenzuan 608 gigavat orë në ditë në javën e 41-të kalendarike, krahasuar me një mesatare prej 881 GWh në ditë të regjistruar gjatë së njëjtës javë në periudhën 2018-2021, sipas Bundesnecagentur.

Konsumi industrial ishte 1.152 GWh në ditë krahasuar me një mesatare prej 1.526 GWh në ditë në të njëjtën javë gjatë katër vjetëve të fundit.

Exit mobile version