UBT News

​Gjenerali Ristuccia në takim me Rakiqin bëri thirrje të shmangen veprimet e njëanshme

Zvecan, 26. oktobra 2022. - fotografije niske rezolucije - Ocuvanje stabilne bezbednosne situacije, nakon neuspelog pokusaja Pristine kada je rec o preregistraciji automobila sa srpskih na RKS tablice i isteka ovog roka 31. oktobra, jedna je od najvaznijih tema o kojoj su danas razgovarali predsednik Srpske liste, ministar Goran Rakic i gradonacelnici opstina Severna Mitrovica, Zvecan, Leposavic i Zubon Potok sa novim komandantom KFOR-a general-majorom Angelom Mikele Ristucijem i komandantom baze Bondstil Kristoferom Samulskim.FOTO TANJUG / Kancelarija za javnu komunikaciju Ministarstvo za zajednice i povratak / bg *** Local Caption ***

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua me Goran Rakiqin, kryetarin e Listës Serbe dhe kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar mbi situatën e përgjithshme dhe aspektet e sigurisë në veri të Kosovës.

Ristuccia e informoi Rakiqin dhe përfaqësuesit e komunave për aktivitetet dhe përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të parandaluar ndonjë përshkallëzim në të ardhmen.

Gjenerali italian siguroi kryetarët e komunave se KFOR-i po monitoron nga afër situatën, veçanërisht në veri të Kosovës dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet.

Ristuccia u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet e njëanshme, të ruajnë përmbajtjen, të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

KFOR-i mbetet i paanshëm dhe i përkushtuar për të ofruar kornizën e sigurisë në të cilën mund të vazhdojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndryshe, takimi i sotëm vjen pas ditë pasi Prishtina zyrtare ka vendosur 31 tetorin si afatin e fundit për konvertimin e targave ilegale serbe në ato RKS, duke thënë se nuk do të ketë më shtyrje të reja. 

Exit mobile version