Një person i gjinisë mashkullore është gjetur mëngjesin e së martës pa shenja jete në Istog. Viktima është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij nga Policia e Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.