UBT News

​Gjendet pa shenja jete një burrë në Malishevë

Një person është gjetur të hënën pa shenja jete në Malishevë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima është gjetur i shtrirë në tokë dhe se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version