Një 21-vjeçar të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë, ka thënë Zahiti.
“Të dielën rreth orës 16:50 është raportuar se është gjetur pa shenja në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica H. B. 21-vjeçar”, tha Zahiti.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.