Policia e Kosovës njoftoi se një trup i pajetë është gjetur në një fabrikë të Podujevës. Sipas Policisë, njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.