Një person është gjetur dje pasdite pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.