UBT News

​Gjendet i vdekur 91-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Mënjesin e së dielës, në ora 9:30, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se disa qytetarë në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut” kanë gjetur trupin e pajetë të personit Ilaz Sejdiut, i moshës 91-vjeçare, i cili ishte zhdukur që nga 17 gushti dhe ishte shpallur në kërkim.

Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonalë kanë shkuar në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime të tjera hetimore.

Policia rajonale e Ferizajt ka falënderuar të afërmit e tij, banorët e zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, vullnetarët nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur.

Exit mobile version