Policia e Kosovës ka njoftuar se dërgesa e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të cilat kanë qenë të paketuara, pas hetimeve të zhvilluara, pajisjet në fjalë të cilat kanë qenë të raportuar si të vjedhura ishin ngarkuar gabimisht në një kompani tjetër, të cilat janë sekuestruar nga njësiti policor.
Së bashku me doganierët dhe zyrtarët e depos është bërë verifikimi i pajisjeve ku është verifikuar se nuk mungon asgjë dhe paisjet u janë dorëzuar zyrtarëve të depos që u përkasin. Në konsultim me prokurorin janë intervistuar gjashtë persona në cilësi të dëshmitarëve.