UBT News

​Gjenden pa shenja jete dy persona në Shtime dhe Brezovicë

Një person është gjetur pa shenja jete dje në Shtime. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia nuk ka dhënë detaje për rastin por me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu, në Brezovicë, dje është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Exit mobile version