Një person ka raportuar se përderisa ka qenë duke punuar në hapjen e një rruge në fshatin Bresalc të Gjilanit, ka hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë deminimin e gjithsejtë 42 copë granata dore.