UBT News

​Gjenden 500 mijë euro në autobusin e linjës me Italinë në Portin e Durrësit

Një shumë prej 500 mijë eurosh është gjetur në një autobus të linjës me Italinë në Portin e Durrësit.

Pas kontrollit të imtësishëm nga policia në hyrje të portit janë gjetur paratë e padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit.

Paratë e padeklaruara janë zbuluar teksa mjeti ka kaluar në skaner, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici./Top Channel

Exit mobile version