Në Policinë Rajonale të Ferizajt janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, vetëm gjatë javës që shkoi. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës duke theksuar se dy prej rasteve ishin në Ferizaj, dy në Kaçanik dhe dy të tjera në Shtime.
Lidhur me këto raste, tre persona të dyshuar për dhunë në familje janë ndaluar në mbajtje, ndërsa tre tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje duke siguruar që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.