UBT News

​Gashi: EULEX-i na ftoi t’i marrim pajisjet, por nuk na i dhanë

Avokati Tomë Gashi njoftoi para mediave se nuk ka arritur që të marrë sot pajisjet, pavarësisht se ishin vet të ftuar.

Gashi pasi bisedoi me zyrtarë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, theksoi se të njëjtit e kanë njoftuar që nuk janë të gatshëm të dorëzojnë pajisjet të cilat i kanë marrë para gjashtë muajve.

“Unë kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar, por ata nuk na i kanë dhënë pajisjet. Pyetja ishte se çfarë kanë gjetur ata në ato pajisjet të konfiskuara me 25 shtator. Dhe tani nga oficeri i Prokurorisë Speciale në Hagë tha se nuk mund të na i japin sot”, tha Gashi.

Avokati ka theksuar se i njëjti ka thënë që do të njoftohen me shkrim se kur do të mund të dorëzohen gjashtë pajisjet e konfiskuara.

Tomë Gashi tha se janë prishur matematikat meqë ata kanë kërkuar raport se çfarë kanë gjetur nga këto pajisje.

Exit mobile version