Furnizimi me ushqime i Polonisë është i sigurt pavarësisht luftës Rusi-Ukrainë, sepse Polonia, si pjesë e Evropës, prodhon më shumë sesa i nevojitet, tha të enjten ministri polak i bujqësisë.
Henryk Kowalczyk tha në një konferencë bujqësore në Bialystok, se lufta përbënte një sfidë të madhe për bujqësinë e Evropës.
Ai shtoi se lufta mund të ndikojë gjithashtu në sektorin bujqësor të Ukrainës dhe veçanërisht të ndalojë eksportet e grurit ukrainas, i cili mund të sjellë zi buke në rajone si Afrika e Veriut apo Lindja e Mesme.
Kowalczyk paralajmëroi gjithashtu se lufta mund të çojë në një rritje të dukshme të çmimeve të ushqimeve.
“Lufta në Ukrainë është një sfidë e vërtetë për bujqësinë evropiane dhe polake… Ne mund të ndihemi të sigurt për sa i përket furnizimit me ushqime, sepse Evropa, përfshirë Poloninë, prodhon shumë më tepër ushqim sesa i nevojitet për konsumin e saj. Megjithatë, një nga efektet më të prekshme të luftës do të jenë rritja e çmimeve”, tha Kowalczyk, transmeton PAP.