UBT News

​Funeral shtetëror për dy të vrarët në sulmin me raketa në Poloni

Polonia do të zhvillojë funeral shtetëror për dy personat e vrarë, kur një raketë goditi fshatin e tyre pranë kufirit me Ukrainën, këtë javë.

Dy funeralet e veçanta do të bëhen të shtunën dhe të dielën.

Të premten, një raketë goditi një fermë në Przewodow, rreth 6,1 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Shpërthimi që rezultoi, në një depo drithërash, vrau një traktorist 60-vjeçar dhe një punëtor magazine 62-vjeçar.

Mediet lokale raportuan se shoferi i traktorit po ngiste një ngarkesë misri në peshore në magazinë kur raketa goditi. Pranë tij qëndronte punëtori tjetër.

Burrat janë civilët e parë në Poloni, një vend i NATO-s, që vdiqën si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Exit mobile version