Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon kërkimet për gjetjen e 59-vjeçares e cila u hodh nga Ura e Fshajt në lumin Drin i Bardhë.
Më 16 qershor gruaja nga Prizreni me inicialet A.M, ishte hedhur nga ura ndërsa gjërat e saj personale kishin mbetur aty.
“Ekipet e kërkim-shpëtimit sot janë jo shumë larg nga ura, nga ura në drejtim të Prizrenit afër disa lokaleve skaj Drinit”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.