UBT News

​FSK-së i shtohen edhe 31 oficerë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot iu shtuan edhe 31 oficerë të rinj.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ceremonisë së diplomimit të tyre, ka thënë se oficerët e rinj janë shtylla mbi të cilën do të vazhdon ndërtimin struktural e profesional Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe që do shoqërojë etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën e madhe të NATO-s, si ofruese të sigurisë dhe paqes përtej vendit e rajonit.

Ministri Mehaj duke iu uruar diplomimin u zotua se ata do t’i përkrah ata në vazhdimësi.

“Për fund dua të ju uroj diplomimin dhe dijeni se keni 100% përkrahjen e popullit dhe 1000% përkrahjen time. E di se në aspektin matematikor kjo nuk është e mundur, por ju më kuptoni se çfarë dua të them. Si një ish-ushtarak e di se sa sakrifikoni, dhe çfarë jeni në gjendje të arrini”, deklaroi ai mes tjerash.

Exit mobile version