UBT News

​FSK realizon operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve partnere

Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri. Kështu ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sipas së cilit, FSK është pjesëmarrëse në UF “EFES 22” i cili realizohet nga data 18.05.2022 deri me 09.06.2022.

“Në këtë ushtrim, FSK po merr pjesë me një skuadër të këmbësorisë nga R2K, një ekip nga Kompania për Operacione me Civilë dhe dy vëzhgues nga KFT. Trupat e FSK janë duke realizuar operacione së bashku me ushtritë e 37 vendeve të tjera partnere dhe gjatë këtij ushtrimi ata janë të angazhuar në operacionet e sulmit nga ajri. Pjesëmarrja e vazhdueshme në ushtrime përkrah shteteve të tjera do të thotë ushtri e përgatitur mirë, e gatshme për të përmbushur standardet e NATO-s, synimin tonë të kahmotshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version