UBT News

​FSK bën homazhe për kolonel Gyrner Muratin

Sot në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga stafi i lartë i kësaj ministrie dhe FSK-së bënë homazhe para arkivolit të të ndjerit, kolonel Gyrner Muratit, i cili kreu vetëvrasje ditë më parë.

Homazhe para arkivolit të kolonel Muratit, bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë.

Gyrner Murati u lind më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit. Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në FSK. Ai ishte shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:00, në Llapashticë e Ulët, Komuna e Podujevës.

Exit mobile version