Nxënësve do t’u ndalohet të veshin abaja në shkollat shtetërore të Francës, ka thënë ministri i Arsimit, Gabriel Attal. Rregulli do të zbatohet sapo të fillojë viti i ri shkollor më 4 shtator.
Bëhet fjalë për një fustan që mbulon tërë trupin, përveç kokës, dhe kombinohet me një mbulesë të kokës. Kjo veshje përdoret nga gratë myslimane, kryesisht në Lindjen e Mesme.
“Kur hyni në një klasë, nuk duhet të jeni në gjendje të identifikoni fenë e nxënësve vetëm duke i parë ata”, tha ministri Gabriel Attal për TF1 TV të Francës, shkruan BBC.
Mbajtja e shamisë është e ndaluar që nga viti 2004 në shkollat shtetërore.
“Kam vendosur që abaja nuk mund të vishet më në shkolla”, ka thënë ai.