UBT News

​Franca mobilizon 10 mijë policë para ndeshjes me Marokun

Soccer Football - FIFA World Cup Qatar 2022 - Fans gather in Paris for Morocco v Portugal - Paris, France - December 10, 2022 Police are seen as Morocco fans celebrate after the match as Morocco progress to the semi finals REUTERS/Benoit Tessier

Rreth dhjetë mijë policë, pesë mijë në Paris, u mobilizuan përpara ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës midis Francës dhe Marokut të mërkurën në mbrëmje. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin.

Rruga më e famshme e Francës, Champs-Élysées, nuk do të mbyllet për trafikun gjatë ndeshjes, ndonëse më parë u raportua se kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, kishte kërkuar mbylljen e saj.

Në Paris fundjavën e kaluar, më shumë se 1.000 oficerë policie mbikëqyrën festën e tifozëve të Marokut dhe Francës, të cilët fituan vendet në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Marokenët në Francë kanë një diasporë të madhe dhe policia ka marrë gjithçka për të parandaluar përplasjet e mundshme pas ndeshjes që do të vendosin se cila nga dy kombëtaret do të kalojë në finale.

Exit mobile version