UBT News

​Franca kufizon hyrjet nga Britania e Madhe pas shtimit të rasteve me Omicron

Franca ka reduktuar ndjeshëm hyrjet nga Britania e Madhe pasi lloji i ri dhe më i transmetueshëm i COVID-19, Omicron vazhdon përparimin e tij të shpejtë.

“Vetëm ata që kanë nevojë urgjente për ta bërë këtë do të mund të hyjnë ose të dalin nga Britania e Madhe, duke filluar që nga mesnata e së shtunës”, tha sot kryeministri francez, Jean Castex.

Ai vuri në dukje se kjo nuk përfshin udhëtimet për punë apo turizëm, raporton atsh.

Sipas rregullave të reja, njerëzit do të duhet të regjistrohen përpara se të udhëtojnë nga Britania e Madhe në Francë, të bëjnë një PCR test ose të futen në karantinë në një vend të zgjedhur pas mbërritjes në Francë, pavarësisht nëse janë apo jo të vaksinuar.

Ata do të mund të dalin nga karantina nëse rezultojnë negativ për virusin pas 48-orësh.

“Udhëtarët do të kenë nevojë për një arsye bindëse për të udhëtuar në ose nga BM, megjithëse kjo nuk vlen për shtetasit francezë dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre”, tha Castex.

Castex njoftoi se kontrollet ishin vendosur për të monitoruar pajtueshmërinë me masat.

Kushdo që mendonte të udhëtonte në Britaninë e Madhe iu kërkua të rimendonte planet.

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal ka thënë se këto rregulla synojnë të ngadalësojnë mbërritjen e rasteve të Omicronit në Francë.

Exit mobile version