UBT News

​Forumi për gratë, paqen dhe sigurinë do të mbahet në Kosovë me 22-23 tetor

Me iniciativë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Prishtinë do të organizohet edicioni i parë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në datat 22-23 tetor 2022.

Sipas njoftimit për media nga Zyra e Presidentes, tema e forumit do të jetë “Ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme”.

Ky forum ka për qëllim të reflektojë mbi sukseset dhe sfidat e kësaj axhende 22 vite pas miratimit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi nevojën për të njohur e promovuar aftësitë e grave dhe vajzave për të kontribuar në mënyrë aktive e përmbajtjesore në procese të paqes dhe sigurisë.

Exit mobile version