Me 114 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e sotme konstituive të Kuvendit është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur.
Ky komision do të përbëhet nga një anëtar nga secila parti parlamentare. Nga Lëvizja Vetëvendosje është Adnan Rrustemi, Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga një anëtar i partive të komuniteteve joshumicë./UBTNews