Në prag të vendimit të KQZ-së për certifikimin ose jo të Albin Kurtit dhe të tjerëve për deputetë, forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë pranë objektit të këtij institucioni.
Megjithëse nuk dihet arsyeja e prezencës së Policisë së Kosovës te KQZ, besohet se është për shkak të asaj që kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka tha se është ndjerë e kërcënuar.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot është mbledhur për të diskutuar rreth procesit të certifikimit të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe një vendim të tillë pritet të merret pas disa orësh.