UBT News

​“Fluturojnë” çmimet e vajit, 1 litër tani kushton 2.29 euro

Një valë e re e ngritjes së çmimeve për produktet ushqimore ka goditur vendin, veçanërisht vajin ushqimor.

Një litër vaj në një prej operatorëve ekonomik, që posedon dhjetëra pika shitëse në nivel vendi, ka ngritur çmimin e vajit 2.29 centë.

Derisa në disa operatorë të tjerë, ky produkt ushqimor ka arritur deri 1.99 euro.

Në disa markete të tjera çmimet e vajit mbeten me çminim e ngritur pas pandemisë 1.85 euro. E në disa sosh, përkundër ngritjes së çmimeve, pati rafte të zbrazura.

Përveç shtrenjtimit të karburanteve që kanë arritur deri 1.65 euro, edhe produkti tjetër strategjik për vendin, mielli ka arritur në 60 euro për 100 kilogramë miell.

Exit mobile version