UBT News

​Finlanda vlerëson rrezikun e termocentralit të ri bërthamor për shkak të lidhjeve ruse

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka kërkuar një vlerësim të rrezikut të një termocentrali bërthamor të planifikuar nga konsorciumi i energjisë i kryesuar nga “Fennovoima”. Shqetësues është fakti se “Rosatom”, një kompani shtetërore ruse bërthamore, zotëron 34% të firmës, transmeton “Euractiv”.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës thuhet se projekti Hanhikivi mund të mbartë rreziqe gjeopolitike dhe ekonomike. Ekzistojnë gjithashtu pyetje në lidhje me origjinën dhe furnizimin e ardhshëm të karburantit të uzinës.

Projekti RAOS, i cili është pjesë e “Rosatom Group”, është përgjegjës për projektimin, ndërtimin dhe instalimin e uzinës pasi “E.O” e Gjermanisë dhe “Rolls-Royce” e Britanisë u tërhoqën nga projekti.

Rreth një e treta e energjisë elektrike të prodhuar në Finlandë vjen nga energjia bërthamore. Janë katër reaktorë bërthamorë dhe i pesti është në përfundim. Nëse ndërtohet, centrali Hanhikivi në veriperëndim duhet të prodhojë rreth 10% të energjisë elektrike të nevojshme në të ardhmen.

Projekti ka shkaktuar polemika që në fillim. Disa investitorë janë larguar dhe grupet mjedisore janë ngritur në këmbë. Kompania gjithashtu nuk ka bindur ende autoritetet finlandeze se rregullat e sigurisë janë përmbushur. 

Exit mobile version