Finlanda do t’i sigurojë Ukrainës 2 mijë e 500 pushkë sulmi, 150 mijë plumba për pushkë sulmi, 1 mijë e 500 armë kundërtank me një goditje të vetme dhe 70 mijë paketa racioni luftarak, tha qeveria finlandeze në një njoftim për shtyp të hënën.
“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka nevojë urgjente për [material] mbrojtjeje”, thuhet në deklaratë.
Vendi njoftoi të dielën se do të dërgonte jelek antiplumb, helmeta të përbërë dhe pajisje të ndihmës së parë në Ukrainë.