Prej sot ka filluar vendosja e stikersave në automjetet e regjistruara. Krejt kjo me synim që të ulet numri i automjeteve të paregjistruara.
Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), Fehmi Mehemti, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi si dhe Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit e kanë vlerësuar tejet të rëndësishme këtë marrëveshje, e cila sipas tyre do të ndikojë edhe në rritjen e sigurisë në trafik.
Zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmish tha kriteri kryesor është që të ulet kriteri i automjeteve të paregjistruara nën pragun prej 5%.
“Që nga sot fillon implementimi i projektit të vendosjes së stikersave nëpër të gjitha veturat, të cilat regjistrohen në Kosovë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm, një hap shumë i madh me qëllimin e vetëm që përmes këtij projekti të ulim numrin e automjeteve të pa regjistruara në Kosovë, që është një pengesë jashtëzakonisht e madhe që ne më pastaj të anëtarësohemi në kartonin e gjelbërit dhe benifitet shumë të mëdha janë që i kemi prej saj në të ardhmën.. Ky stikers që nga sot, secili që e regjistron veturën e ta vendosë në makinën e tij është me kosto zero për të gjithë qytetarët. Kriteri kryesor është që të ulet kriteri i automjeteve të pa regjistruara nën pragun prej 5%, dhe ne mendojmë se me këtë projekt dhe me disa projekte tjera që i kemi, përmes disa pajisjeve digjitale që do te furnizohen policia e Kosovës, në mënyrë që t’i dediktojnë nga distanca automjetet e paregjistruara, do të mundësojmë që për një periudhë relativisht të shkurtër kohore ta ulim këtë numër të automjeteve të pa regjistruara nën pragun prej 5%”, tha ai.
Guvernatori i Bankës Qendrore i Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se përves uljes së numrit të automjeteve ta paregjistruara, vendosja e stikersave do të ulë edhe aksidentet me fatalitet.
“Paraqet një hap në drejtim të asaj që të ulet % e automjeteve të pasiguruara në Kosovë[…]që në rend të parë na hapë rrugë që të fillojmë me negociata për anëtarësimin e Kosovës dhe Këshillin e Byrove dhe që më pastaj do te ketë edhe benifite të tjera, do të rritet buxheti dhe mbi të gjitha është në interes që të ulen aksidentet me fatalitet të cilat janë shkaktuar kryesisht prej automjeteve të pasiguruara”, tha ai.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, tha që vendosja e stikersave rrit edhe sigurinë në trafik, ndërsa kartoni i gjelbër e sheh si problem politik.
“Vendosja e stikersave sot e rrit sigurinë në trafik, e ndihmon Policinë e Kosovës që në mënyrë shumë të lehtë t’i identifikojë veturat të cilat janë pa regjistrim dhe pa sigurim[…]Anëtarësimi në kartonin e gjelbër është problem politik e që ka të bëjë me OKB-në, mirëpo si byro nuk jemi ndal të ajo, jemi duke bërë forma alternative që përmes kanaleve tjera, përmes një shteti mik të bëjmë zgjidhje sa i përket kartonit të gjelbër, mirëpo nuk kemi mundur më herët për arsye sepse nuk kemi bërë asnjë veprim konkret, se si t’i ulim këto vetura pa regjistrim dhe sigurim”, tha ai.