Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku do të caktohet data për mbajtjen e seancës konstituive.
Të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, pritet të betohen të hënën e javës së ardhshme, kur edhe pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhje po marrin pjesë kryesia e vjetër e Kuvendit, e kryesuar nga ish-kryeparlamentarja, njëherësh presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.