UBT News

​Fëmija 10 vjeç dhe nëna e tij u nxorën të gjallë nga rrënojat në Turqi

Ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një fëmijë 10-vjeçar dhe nënën e tij nga rrënojat të premten, pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore.

Serhat dhe nëna e tij Sebahat Varli u shpëtuan në provincën juglindore të Dijarbakirit pasi ishin bllokuar për 101 orë.

Mbi 17,000 njerëz u vranë dhe 72,000 të tjerë u plagosën në tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, të cilët kanë prekur rreth 13 milionë njerëz në 10 provincat turke, përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Exit mobile version