UBT News

​Federata e punëtorëve ka një apel për kompanitë ndërtimore dhe ato rrugore

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, duke u nisur nga temperaturat e larta që po dominojnë në vendin tonë tash e disa ditë, e të cilat do të vazhdojnë si duket edhe për një kohë, u ka bërë apel pronarëve të kompanive private që të kenë kujdes me shëndetin e punëtorëve, pasi që dihet se punimi në objekte të larta me temperatura ekstreme të mëdha, rrezikojnë drejtpërsëdrejti punëtorët që punojnë në hapësirat e jashtme.

Kjo federatë ka lutur kompanitë që ta ndryshojnë orarin e punës dhe t’i përshtaten temperaturave më të ulëta, sidomos para dhe pas ditës.

Exit mobile version