Njësiti për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë realizuar një operacion me ç’rast është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.
Operacioni është zhvilluar dje në Podujevë. Gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij janë sekuestruar dëshmi të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.