UBT News

​Fakete Kadiu caktohet ushtruese e detyrës së kryeshefit në Postën e Kosovës

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës, në takimin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot, ka caktuar Fakete Kadiun në pozitën u.d kryeshef ekzekutiv në Postën e Kosovës.

Sipas njoftimit të postës, deri tek caktimi i u.d KE, Fakete Kadiu, ka ardhur si rezultat i dorëheqjes së djeshme të parevokueshme të ish u.d Kryeshefit Ekzekutiv, Rafet Jashari.

Exit mobile version