UBT News

​Escobar vazhdon vizitën në Kosovë, takon përfaqësuesit e institucioneve

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po vazhdon ditën e dytë të vizitës në Kosovë.

Fillimisht presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, ku mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Kurse, nga ora 10:00, ata do të deklarohen për media.

Edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Gabriel Escobar.

Kurse, në orën 11:00, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Escobar edhe mbrëmë ka takuar përfaqësuesit e partive politike në vend.

Exit mobile version