UBT News

​Escobar dhe Lajçak në takim te Kurti

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i kanë shkuar për takim kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit mbi njëorësh me presidenten, Vjosa Osmani, dy emisarët ndërkombëtarë pritet të diskutojnë edhe me kreun e ekzekutivit për dialogun Kosovë-Serbi dhe dy vendimet qeveritare për targa dhe letërnjoftime.

Në qëndrimin e tij në Kosovë, ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajçak pritet të takojë edhe krerët e opozitës, derisa një gjë të tillë e bëri dje, Escobar.

Exit mobile version