Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Trepça”.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka treguar përbërjen e këtij bordi.
“Bahri Hyseni kryesues, Hekuran Nikçi anëtar, Alban Krasniqi anëtar, Shyqri Sadiku, Shyqri Kelmendi”, tha ajo.
Rizvanolli po ashtu ka treguar për përbërjen e bordit të përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës” – KEK. Ajo tha se nuk ka pjesëtar të minoriteteve, derisa shtoi se nuk pret që në bord të jenë këta persona për kohë të gjatë.
“Rrezarta Pllana kryesues, Bejzart Halilaj anëtar, Merita Kasapolli, dhe Arbror Pula anëtar”, tregoi ministrja.
Ndërsa, të Bordit të Përkohshëm të drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Posta e Kosovës.
“Safije Beseli kryesuese, Sebahate Krasniqi, Genc Rama anëtar, Naim Haliti anëtar”, ka shtuar ajo.
Ministrja e Ekonomisë ka bërë të ditur emrat e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes publike qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës, “Infrakos”.
“Enis Berisha kryesues, Ardita Salihu, Fitnese Ismaili anëtar, Afrim Mehmetaj anëtar”, bëri të ditur ajo.