UBT News

​Emërohen edhe dy zëvendësministra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministra, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë, dhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.

Exit mobile version