UBT News

​Elon Musk dhuron afër 2 miliardë dollarë aksione të Tesla-s për bamirësi

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka thënë se ka dhuruar rreth 1.95 miliardë dollarë aksione të prodhuesit të tij të makinave elektrike për bamirësi vitin e kaluar.

Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje me rregullatorët amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”, shkruan BBC. Dokumenti nuk përmendi emrin e marrësit të bamirësisë.

Gjithashtu të mërkurën, Musk tha se nga fundi i këtij viti do të ishte një “kohë e mirë” për të gjetur dikë që ta pasonte atë si shef ekzekutiv i Twitter.

Exit mobile version