UBT News

​El Salvadori planifikon ndërtimin e qytetit Bitcoin

El Salvadori po planifikon të lëshojë obligacionet e para në Bitcoin dhe të ndërtojë qytetin Bitcoin, i cili do të jeta pa taksa mbi pronën, mbi të ardhurat dhe fitimet. Presidenti Nayib Bukele bëri njoftimin në qytetin bregdetar Mizata tek një turmë entuziastësh.

“Ne do të kemi zero tatim mbi të ardhurat. Zero përqind përgjithmonë. Zero taksë mbi fitimet kapitale… zero taksë në pronë, zero taksë mbi pagat”, tha Bukele.

El Salvador planifikon të lëshojë 1 miliard dollarë në obligacione 10-vjeçare që do të paguajnë një interes 6.5%. Me fondet e marra, gjysma do të përdoren për të blerë Bitcoin, ndërsa pjesa tjetër për të ngritur infrastrukturën që Bitcoin-et të gjenerohen nga energjia gjeo-termike, siç është vullkani.

Pas blerjes ato do të bllokohen për një periudhe 5-vjeçare dhe më pas qeveria planifikon t’i shesë duke paguar edhe një dividend shtesë tek investitorët. Parashikimet nga një firmë e njohur, Blockstream tregojnë se kjo lëvizje do të ketë një kthim mbrapsht prej 146%, në rast se vlera e Bitcoin rritet deri në 1 milion dollarë. Deri në fund të tetorit El Salvador ka në zotërim rreth 1.110 Bitcoin.

Exit mobile version