Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të premten se është ekzekutuar pagesa e shtesës prej 100 euro për 46 mijë studentë. Sipas tij, pjesë e grupit të parë të përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ka pasur informata të sakta.
“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kanë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare, andaj gjatë ditëve në vijim do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet e pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procedohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ndërkohë, sipas njoftimit, një numër i konsiderueshëm i aplikantëve nuk ka përfituar nga kjo shtesë, për shkak se të dhënat nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.
“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, përfundon njoftimi i ministrit.