UBT News

​Edhe Vushtrria shkon në balotazh

Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Tahiri, do të shkojnë në balotazh, pasi nuk kanë fituar mbi pesëdhjetë për qind të votave të nevojshme në raundin e parë.

Sipas rezultateve të KQZ-së, kandidati i PDK-së ka marrë 34.89 për qind, ndërsa Tahiri 33.77 për qind. Arsim Rexhepi i Lëvizjes Vetëvendosje renditet i treti me 26.03 për qind, Mensut Ademi i AAK-së 1.90 për qind, Ergun Sunguri 1.48 për qind, Albert Maxhuni nga Nisma 1.08 për qind dhe Jeton Salihu 0.84 për qind./UBTNews

Exit mobile version