Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, për herë të dytë po organizon protestën për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje.
“Gra armatosuni”, “Krejt vajzat e gratë kah një sprej n’çantë”, shkruhet në disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit para objektit të qeverisë.
11-vjeçarja dyshohet se u dhuna seksualisht për shtatë orë radhazi nga pesë persona. Te gjithë këta, përfshirë edhe të mitur ndodhen në paraburgim prej 30 ditëve.
“Shteti i ka duart me gjakun e grave”, po vazhdojnë thirrjet e aktivistëve para qeverisë. Ndërkohë që para objektit po qëndrojnë forca policore, dëgjohen thirrjet ‘shkarkoni policët patriarkalë’.