Edhe sot Policia e Kosovës raporton për mijëra gjoba që shqiptuan për qytetarët vetëm përshkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19 të cilat u vendosen për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Vetëm në 24 orët e fundit 2 mijë e 238 qytetarëve iu janë shipqutar gjobë për shkelje të masave antiCOVID-19.
Ndërkohë që numri i rasteve të vdekjes por edhe i rasteve pozitive me COVID-19 në vend vazhdon të jetë i lartë. Aktualisht në vend janë mbi 20 mijë raste aktive.