UBT News

​Edhe ministrja Rizvanolli në ShBA, bashkë me Osmanin dhe Kurtin

Veç presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen.

Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Ndërkaq gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera, thuhet në komunikatën për media.

Exit mobile version