UBT News

​Edhe 166 specializantë të ri do të nisin shkollimin specialistik

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim një grup të specializantëve, të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin.

Zemaj njoftoi se nga 1 shkurti edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik.

“Edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik, lajm i mirë për shëndetësinë dhe shtetin tonë.Këta specializantë do të nisin specializimet më 1 shkurt dhe janë me financim të Ministrisë së Shëndetësisë. Sot, po ashtu prita një grup të specializantëve të cilët kanë nënshkruar kontratat për të vazhduar specializimin.Entuziazmi dhe pasioni i tyre për të vazhduar specializimin, është për t’u vlerësuar shumë. Nga marrja e mandatit, e zbatova zotimin tim se asnjë mjek nuk do të jetë pa punë në Kosovë, i pranuam të gjithë aplikantët për specializim dhe konkursi për specializmet do të vazhdojë edhe këtë vit”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Edhe 166 specializantë të rinj do të nisin shkollimin specialistik, lajm i mirë për shëndetësinë dhe shtetin…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, January 20, 2021

Exit mobile version