Për shënimin e Ditës Botërore të sindromës Down nën moton “Ec me këpucët e mia”, nesër organizohet marsh nën patronatin e presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.
Marshi fillon në ora 13:30 nga ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të vazhdohet me ecje deri te sheshi ”Zahir Pajaziti”.
Moto “Ec me këpucët e mia” bart mesazh mbi sfidat nëpër të cilat kalon një person me sindromë Down.
Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.