UBT News

​E lë revolen në veturë, dikush ia vodhi, policia hap rastin si vjedhje e rëndë

Është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë pasi që iu është vjedhur revolja me një karikator dhe 14 fishekë të cilën e kishte me leje.

I dyshuari revolen e kishte lënë në veturën e një familjari të tij dhe ishte larguar nga vetura, dhe gjatë kësaj kohe i’ a kanë vjedhur revolen.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të intervistohet edhe në cilësinë e viktimës për rastin e vjedhjes së revoles, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si armëmbajtje pa leje dhe vjedhje e rëndë.

“Gjakovë 02.11.2022 – 18:50. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që iu është vjedhur revolja me një karikator dhe 14 fishekë të cilën kishte me leje. I dyshuari revolen e kishte lënë në veturën e një familjari të tij dhe ishte larguar nga vetura, dhe në atë kohë i/të dyshuar deri më tani të pa njohur ia kanë vjedhur revolen. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të intervistohet edhe në cilësinë e viktimës për rastin e vjedhjes së revoles, dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version